Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se në rast të fitores së zgjedhjeve nga opozita e sotshme, ai do të jetë Kryeministër i vendit.
Basha tha në “Opinion” se për këtë, ka dakordësinë edhe nga partitë e tjera opozitare.
“Padyshim unë jam kandidati i opozitës për Kryeministër. Ky është një vendim i shpallur tashmë, që vjen jo vetëm si vendim i koalicionit, por edhe si shprehje e vullnetit të qytetarëve. Ne kemi matje të qarta në terren që ka një preferencë të qartë, që unë si kryetar i partisë sot dhe nesër si kryeministër, të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit”, u shpreh Basha.
Mirela Milori: Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?
Blendi Fevziu: Këtë desha të pyesja. Dakord, faktikisht nuk keni një apo shumë lista por konkretisht keni një kryeministër apo do të dilni me disa figura ?
Lulzim Basha: Padiskutim që po.
Blendi Fevziu: Kush është? Jeni ju?
Lulzim Basha: Padiskutim që jam unë.
Blendi Fevziu: Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?
Lulzim Basha: Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Padiskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë. Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve. Ne kemi tashmë më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjeshtë në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit