Basha vendos të bëhet kryetar, shmang figurën e Berishës nga transmetimi dy orë live

Kryesore Politikë

Ndonëse ka 5 vite në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është akuzuar gjithmonë se nuk është bërë dot, as sot e kësaj dite, kryetar i vërtetë i partisë më të madhe të së djathtës shqiptare. Një perceptim ky ndoshta i drejtë dhe i bazuar në faktin se gjithmonë ka qenë i dubluar në bërjen e detyrës së kryetarit të PD-së nga lideri historik i kësaj force, Sali Berisha. Në pamundësi për tu shkëputur nga hija e paraardhësit të tij, Basha ka pranuar deri më sot që të bashkëjetojë me të. Por duket se tashmë durimit i ka ardhur fundit dhe se ka vendosur që të sillet si kryetar i vërtetë i Partisë Demokratike dhe të shkëputet përfundimisht nga imazhi i Sali Berishës dhe i partisë që ai i la. Kjo u la të kuptohet sot teksa Partia Demokratike prezantoi platformën antimafie. Ndonëse Berisha ishte ulur në resht të parë të të pranishmëve dhe në krah të Lulzim Bashës, regjia në afro dy orë transmetim live nuk e fokusoi për asnjë moment fytyrën apo imazhin e tij. Të gjitha pamjet ku ish-kryeministri demokrat shfaqej ishin ato nga pas. Kjo natyrisht që nuk mund të jetë një gabim i regjisë, por duhet të ketë qenë patjetër një porosi nga lart.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *