Basha: Vetting për gjithë administratën shtetërore, nga kryeministri te nëpunësi më i thjeshtë

Kryesore Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia blu ka paralajmëruar se me ardhjen e tij në krye të qeverisë e gjithë administrata shtetërore do të përfshihet në proces vettingu.

 

“Do të ketë vetting për këdo që ka përdorur paratë publike. Përdor fjalën vetting se shqiptarët janë familjarizuar me të, por do të ketë një kontroll të imtësishëm për këdo që ka marrë një kontratë nga institucionet shtetërore, duke verifikuar atë që ka fituar me të gjitha veprimet administrative. pra do të përfshihet në vetting që nga kryeministri deri te nëpunësi më i thjeshtë që ka firmosur një dokument. Nëse do na marrë 6 muaj kohë le ta marrë, nëse do duhet edhe 1 vit edhe aq kohë do ja kushtojmë”, tha Basha.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *