Basha: Vrasja në Bllok, jo për shkak të Elvana Gjatës, përplasje e grupeve kriminale

Kryesore Politikë

 

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka folur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët edhe për ngjarjen e javës së shkuar të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe ku u plagosën dy të tjerë. Sipas tij shkak për ngjarjen nuk ka qenë këngëtarja Elvana Gjata, por ajo ishte produkt i përplasjes së grupeve kriminale dhe klaneve të drogës.

“U tha në fillim se ngjarja kishte si shkak një ngacmim ndaj këngëtares, Elvana Gjatës. Falë guximit të disa kolegëve tuaj vetëm dje morëm vesh se ajo është produkt i përplasjes së klaneve dhe grupeve kriminale të drogës”, tha Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *