Basha zbulon: Ja sa do jetë pensioni minimal. Amnisti për kamatëvonesat për…

Lajme Politikë

Po të dëgjoj”. Kjo është fushata më e re e ndërmarrë nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Këtë pasdite nga zyra e tij, Basha i është përgjigjur pyetjeve të qytetetarëve live në Facebook-un e tij.

Lideri i opozitës shprehu edhe njëherë gatishmërinë e opozitës për të bërë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme të votohet në mënyrë elektronike.

I pyetur nga një invalid lidhur me pensionin minimal kur PD të jetë në krye të qeverisjes së vendit, Basha bëri premtimin e rradhës: “Pension minimal 250 mijë lekë”.

 

Pyetje: Përshëndetje zoti Basha! A keni ndonjë plan PD të bëjë diçka në lidhje me borxhin që kanë qytetarët e OSHEE-së, se kam parasysh aktmarrëveshjet që paguajnë pjesa më vulnerabël e qytetarëve?

Lulzim Basha: Bëhet fjalë për një pagesë që varion 15-20 -30 mijë lekë në muaj dhe që siç thua, godet pjesën më të varfër, më të pamundur të shqiptarëve. Po patjetër që do të ketë zgjidhje për këtë dhe ua them unë sesi. Ka një shtresë vulnerabël që çfarëdo që të bëhet, sido që të funksionojë ekonomia, sado mirë që të funksionojë ekonomia nuk e ngre dot kokën mbi ujë. Çfarë do të bëjmë, do t’i lëmë ashtu të mbyten?! Detyra e një kombi të civilizuar, një shoqërie të civilizuar që për një shtresë të shoqërisë, që për një sërë arsyesh; paaftësi fizike, moshë e thyer, fatkeqësi apo situata specifike, nënë me shumë fëmijë, etj, për këtë pjesë të shoqërisë t’i japim një dorë, t’i ndihmojmë. Pjesë e kësaj ndihme do të jetë patjetër shqyrtimi i problemit që parashtron, për të cilën ekipi ynë ka propozuar që për familjet që janë nën minimumin jetik kjo kamatëvonesë të amnistohet masivisht për këto familje. Sepse në fund të fundit e kemi parë se si kjo shumë, që tamam është shumë gjaku që nxirret nga këto familje, po shkon jo për përmirësimin e parametrave të KESH-it apo OSHEE-së, por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së, të KESH-it dhe qeverisë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *