Type to search

Kryesore Politikë

Basha: Zgjedhje të parakohshme për daljen nga kriza politike

Ndaje

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues.

Basha është ndaluar edhe tek kriza politike për të cilën tha se kërkohet një zgjidhje akute përmes qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër si dhe zgjedhje të parakohshme.

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha.

“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë.

Ne duhet ta ndalim këtë i kemi të gjitha mundësitë ta ndalim, jemi të vendosur që mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit por si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetëses demokratike, e për t’i dhënë fund çdo pengmarrjeje të qeverisë. Ka ardhur koha që me rastin e kësaj krize të gjithë bashkë të japim kontribut të mos mjaftohemi me kapërcimin e krizës së radhës po t’i japim fund këtij trazicioni dhe të vendosim themelet e një shteti ku askush mos jetë në gendje të kapë pushtetet dhe të braktisë paktin me qytetarët pa u përballur me pasojat që do të përballeshin në Europë. E thënë shkurt kur kemi një qeveri të kapur, si kudo kjo duhet të shkaktojë vënien e përgjegjësve para drejtësisë.”- vijoi kryedemokrati.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *