Bashës drejt Vlorës, Koço Kokëdhima: Është i blerë nga Rilindja

Kryesore

Largimi i Lulzim Bashës drejt Vlorës dhe mosparaqitja e opozitës në parlament ku votohet edhe njëherë ligji për teatrin, sipas Koço Kokëdhimës është arrati e opozitës dhe provë se Basha është i blerë nga Rilindja.

Sipas Kokëdhimës, të njëjtin qëndrim, opozita e mbajti në 17shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun tek Rruga e Kombit.

“Rilindja, SHQUP-i dhe Teatri. Qeveria do të kalojë sot me urgjencë ndryshimet në ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. PD demek është kundër. Deputetët e saj kanë brraktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë.

Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën më 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk!

ZGJIDHJA u bën thirrje artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të denoncojnë deri në fund makinacionet e partive të vjetra”, thuhet ne deklaraten e Partise Zgjidhja.

Nderkohe qe dy dite me pare Basha e sulmoi Koco Kokedhimen nga selia e PD-se duke e cilesuar si nje person qe qendron ne kacurrelat e Edi Rames sa i perket ceshtjes se pronave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *