Basti dhe batutat Rama-Erdogan për spitalin e Fierit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Erdogan ipremtoi kryeministrit Edi Rama ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për tre muaj. Kreu i qeverisë shqiptare i vendosi afatin, 7 prill dhe e cilësoi një bast të fortë. Por Erdogan, tha se kjo është një grimcë krahasuar me projektet që kanë realizuar në Turqi.

Një mesazh, presidenti turk e kishte edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. “Dua të uroj që zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 25 prill të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai.

Batutat për spitalin e Fierit

Erdogan: Mos ketë asnjë merak, në Stamboll kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma, kjo është një grimcë për ne, po ta krahasojmë me spitalet e mëdha që kemi ndërtuar. Do i pajisim me aspektin teknik, dhe po ashtu në spitalet tona në Stamboll ka nga 18 salla operacionesh, ky do jetë më i ulët.

Ministria jonë e shëndetësisë do të dërgojë edhe stafin mjekësor nga doktorët, infermierët dhe punonjësit e mjekësisë të trajtojnë edhe stafin shqiptar që po ashtu të përgatisë ekipin shqiptar që do të punojë në spitalin e Fierit. 

Rama: Zoti President deri në datë 7 prill, tre muaj.

Erdogan: Do të mbarojë para zgjedhjeve.

Rama: Jo, nuk ka rëndësi, zgjedhjet janë tjetër. Të regjistruar në Shqipëri janë 4 milionë e 200 mijë veta, heqim fëmijët që nuk dinë numërim, do të kesh 3.5 milionë supervizorë personalisht që do të ndjekin cdo ditë deri në 7 prill, e bëri Erdogani, s’e bëri Erdogani. Ke vënë një bast shumë të madh, ishalla po e mban.

db/Abcnews.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *