Bayern “mbret”, fiton për herë të tretë radhazi Superkupën

Botë Sport

Bayerni i Mynihut vazhdon dominimin në futbollin gjerman. Mbrëmjen e djeshme, bavarezët mposhtën Eintracht Frankfurt në finalen e Superkupës së Gjermanisë me rezultatin e thellë 5-0.

Deciziv ishte ylli i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Robert Lewandowski që shënoi një tregolesh personal brenda 55 minutave. Me pas Kingsley Coman  coi shifrat në 4-0.

“Manitën” e plotësoi rrjeta e Thiago Alcantara pesë minuta nga fundi. Ndeshja u shoqerua me jo pak tensione mes lojtareve bavareze dhe te Eintrachtit.

Me këtë fitore Niko Kovac merr fitoren e parë në një ndeshje zyrtare me Bayern Munich dhe këtë e bën pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij. Ndërkohë ky është viti i tretë radhazi që Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë dhe e 7-ta në historinë e klubit.

Fotografia e FC Bayern München

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *