Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Olta Xhaçka: Superlajm. Avionët MIG s’preken

Politikë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka komenton në një lidhje telefonike me Report Tv krijimin bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Sipas saj, ky është një superlajm dhe besim që Aleanca tregon ndaj Shqipërisë

“Është padiskutim një superlajm, vlerësim që aleanca  i ka bërë Shqipërisë për kontributin e saj. Do të thoja që është një dhuratë që na bëhet në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është një mbështetje edhe për punën e Forcave të Armatosura”,- u shpreh Xhaçka.

Ajo tha ndër të tjera se nuk dinte më shumë detaje për projektin, por siguroi se “punimet do të nisnin brenda 2018”.

E pyetur në lidhje me fatin e avionëve MIG që mbahen aktualisht në këtë bazë, ministrja siguroi se ato nuk do të preken.

“Nuk do të preken, projekti nuk e parashikon largimin e tyre. Avionët,- tha shkurt ministrja.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *