BE garanton fondin prej 1 miliard euro për zhvillimin e vaksinës kundër Covid-19

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Bashkimi Europian mbajti sot një konferencë ndërkombëtare që u zhvillua për të siguruar fonde për zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19 duke garantuar 1 milard euro, shkruan CNN.

Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha gjatë konferencës virtuale se qëllimi fillestar është që të mbledhin 7.5 miliardë euro, ose 8 miliardë dollarë, për të filluar punën menjëherë, por do të duhen më shumë. Ajo e përshkroi atë si fillimin e një “maratone premtuese” globale.

Realiteti është që ne do të duhet të jetojmë me virusin derisa të zhvillojmë një vaksinë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkojmë forcat dhe të bashkojmë paratë dhe mendjet tona për të filluar punën për vaksinat, diagnostikimet dhe trajtimet kundër koronavirusit “, tha Von Der Leyen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *