BE si Formula 1, Mogherini: Sot semafori është jeshil. Këtu fillon gara

shtojca

Gjurma 18 Prill 2018

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini  në konferencën e përbashkët për median me kryeministrin Edi Rama nënvizoi se rekomandimi për hapjen e negociatave ka ardhur pas përpjekjeve të bëra nga të gjitha palët ndër vite.

Mogherini:  Urime! Ky ishte rezultat i një pune të përbashkët. Nëse do të hidhja sytë pas të shihja si dukej ky vend pak dekada më parë, do të shikoni sa shumë ndryshime keni bërë të gjithë së bashku. Duke qenë se ky ishte rezultat i përbashkët, procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe ne do ta përsërisim.

Në mars të vitit të kaluar unë përballë medias u shpreha qartazi përballë qytetarëve të Shqipërisë se KE do të japë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë kur zbatimi i reformës në drejtësi dhe posaçërisht vettingu të fillonte.  Ju e realizuat dhe ne përmbushëm atë që thamë. Urime!  Është një moment mjaft historik në historinë e BE-së. Do të doja ti bashkoja kryeministrit për të falenderuar të gjithë shqiptarët dhe kolegët dhe mqitë e mi në Bruksel.

BE si Formula 1 

Duke e krahasuar procesin e integrimit si një garë të Formula 1, Mogherini tha se për Shqipërinë tashmë semafori jeshil është ndezur dhe këtu nis gara

“Po marr shembull Formula 1. Sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara”

Mosbindja civile?

Pyetje: A ndikon klima politike e ndezur ku opozita bën thirrje për mosbindje civile. A ndikon kjo. Sa janë shanset reale për Shqipërinë që të hapen negociatat?

Federika Mogherini: Mesazhi im për opozitën do të jetë ai që dhamë dhe për kryeministrin. Ky nuk është rezultat i njërës parti apo tjetrin. Është një rezultat i të gjithëve atyre që kanë punuar gjatë dekadës së fundit për të transformuar Shqipërinë. Jo vetëm të marrin meritën por dhe përgjegjësinë.  Nuk ndodh në historinë e BE-së që rrugëtimi i BE-së të jetë përdorur nga një parti ose tjetrën. Kjo është përpjekje kombëtare. Dhe shoh mjaft unitet kur bëhet fjalë për aspirata. Besoj se është në interes të shumicës dhe pakicës, qeverisë e opozitës për të bashkur forcat dhe hedhur hapat për reformat që janë kyce për procesin në vijim. Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë, në procesin e vettingut, ndodhi pse politika u bë bashkë. Kur them ju realizuat, ju të gjithë e realizuat. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para.  Kjo është përpjekje kombëtare.

Pese prioritetet do vazhdojme ti monitorojme 

Federika Mogherini: Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementët kyce dhe baza për punën tonë të ardhme në të përbashkët. Është momenti për të njohur rezultatin e arritur të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar së bashku, opozita, dhe të gjithë qytetarët. Përpjekja kolektive nuk është vetëm institucionet. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë e cila do të jetë më e madhe dhe kur të nisin negociatat. Ky është një proces që lejon transformimin e vendit. Pese prioritetet do vazhdojme ti monitorojme 

Interesi i BE

Federika Mogherini: “Nuk është vetëm vendosmëri e popullit për tu bashkuar me BE por dhe në interes të BE-së që ta  marrë Shqipërinë të hyjë në BE kur ajo të jetë gati për këtë dhe shpresoj të jetë shpejt.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *