Bebe Rexha në Bubq: Kam gjak shqiptari, do të ndërtoj dy shtëpi

Kryesore Kulturë Showbiz Slider kryesore

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka ardhur dhe ka parë nga afër situatën në fshatin Bubq pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima.
“Do jem gjithmonë këtu për Shqipërinë. Zemra ime pulson gjak shqiptari dhe jam shumë e lumtur që jam sot këtu. Duhet të përpiqemi që t’u ndryshojmë disi jetën njerëzve pas tronditjes që ka marrë nga 26 nëntori. Sot me rëndësi është të ndihmojmë njerëzit”, u shpreh Bebe Rexha për mediat.
Këngëtarja shprehu ngushëllimet për viktimat, ndërkohë që tha “Zoti i çoftë në xhenet”.
Bebe Rexha ka takuar nga afër familjarët, të cilëve do t’u ndërtojë shtëpinë.
Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.
Përmes “GoFondMe”, Bebe Rexha ia ka dalë që në shumë pak kohë të mblidhte 100 mijë dollarë ndihma për tërmetin dhe tha se do të sigurohej personalisht që këto para të përdoreshin atje ku ishte e nevojshme.

Bebe Rexha: “Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha. 

Nesër kam shfaqje në Çikago dhe  në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa  të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera. 

Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish.

Bebe Rexha në Shqipëri: Jam lindur në New York por zemra ime ka gjak shqiptar, krenohem me Kosovën në gjithë këtë tragjedi

Bebe Rexha në Shqipëri: Jam lindur në New York por zemra ime ka gjak shqiptar, krenohem me Kosovën në gjithë këtë tragjediFondacioni i Bebe Rexhës: https://www.gofundme.com/f/after-the-earthquake-help-albania

Gepostet von Gazeta Express am Montag, 2. Dezember 2019

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *