Befasi në Spanjë, Barca e Real humbasin në kampionat

Botë Kryesore Sport

Mbreme ne Spanje ndodhi befasia me e madhe ku Barcelona humbi perballe ekipit te vendit te fundit ne kampionat, Leganes.

Pas barazimit 2-2 ndaj Gironës në “Camp Nou”, Barcelona shkakton një tjetër befasi në kampionatin spanjoll të futbollit, duke u mposhtur 2-1 nga Leganesi i vendit të fundit.

Skuadra katalanase e mbylli në avantazh pjesën e parë pas golit të brazilianit Coutinho në minutën e 12.

Por, në pjesën e dytë ndodhi ajo që askush nuk e priste: Leganesi shënoi dy gola brenda pak minutash me anë të El Zhar dhe Oscar, në minutat e 52-të dhe 53-të.

Kur u duk se nga ky hap fals i katalanasve do te perfitonte Real Madrid ne fakt ndodhi krejt e kunderta,

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui u mposht me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0 nga Sevilla, në një sfidë ku gjithçka u vendos në 45 minutat e para.

Ish sulmuesi i Milanit, portugezi Andre Silva ishte ai që shënoi dy golat e parë për andaluzianët, ndërsa Ben Yader vulosi rezultatin 3-0, kur kronometri shënonte minutën e 39′.

Në pjesën e dytë Reali u përpoq të rihapë takimin, por pa sukses, teksa edhe njëherë që shënoi me anë të Modriç, pa që goli t’i anulohej pas ndërhyrjes së VAR-it, për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Gjithsesi, pavarësisht humbjeve të sotme, Barcelona dhe Reali i Madridit vijojnë të qëndrojnë në krye të renditjes së kampionatit spanjoll me nga 13 pikë në 6 javët e para.

Ndeshjet e tjera paten keto rezultate Valencia dhe Celta Vigo 1-1; Atletiko Bilbao- Vilareal 0-3;

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *