Anxhela, pjesë e komunitetit transgjinor është sulmuar fizikisht në kryeqytet pasditen e sotme nga një grup djemsh. Lajmi njoftohet nga portali “Historia ime”, i specializuar në raportimet e çështjeve për të drejtave të njeriut në vend.
Në rrjetet sociale, janë publikuar edhe pamjet e Anxhelës pas plagosjes.
Në një postim në Twitter, “Historia ime” shkruan se sulmi ka lidhje me orientim e saj seksual, ndërsa u bën apel autoriteteve të zbardhin ngjarjen.
Loading...