Behrami: Si më shkarkuan për 30 sekonda. Petkoviç: Të largova…

Botë Sport

Valon Behrami ka folur për mediat e Zvicrës në lidhje me përjashtimin e tij nga kombëtarja, kjo pasojë e një urdhri të trajenrit serb Vladimir Petkoviç. Në një status në Twitter, lojtari i Zvicrës me origjinë shqiptare ka deklaruar se u largua për shkaqe politike.

Kjo deklaratë solli menjëherë në vëmendje rastin e përjashtimit të Ozil. Shqiptarët e Zvicrës bënë bujë gjatë Botërorit Russia 2018, pasi përveç golave dhe lojës të bukur dhuruan dhe festime me simbolin e shqiponjës kuqezi.

Ndërkohë që në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, trajneri i Zvicrës ka vendosur që të përjashtojë mesfushorin më origjinë shqiptare.

Në një intervistë, 33-vjeçari dhënë televizionit RSI ka treguar çfarë ndodhi saktësisht.

Ai ka treguar se si trajneri Vladimir Petkoviç, e ka telefonuar dhe brenda 30 sekondave ia ka kumtuar lajmin se nuk e llogarit si pjesë e planeve të tij, duke e përjashtuar nga përfaqësuesja zviceriane.

“Vladimir Petkoviç më telefoni sot (dje) në mesditë”, fillon rrëfimin për RSI mesfushori shqiptar.

“Isha i befasuar. Mendova se ishte një telefonatë mirësjelljeje, por jo, ishte të më deklaronte se nuk do të luaja më shumë për ekipin zviceran”, pohon mesfushori.

“Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkovic të më shikonte në sy”, vazhdon Behrami.

Ai shton thotë se për të largimi nuk është një problem i madh, vetëm mënyra e komunikimit e shqetëson atë. “Tani kam më shumë kohë për vajzën time dhe për gruan time”.

Sigurisht, se atij i mbetet hatri paksa, pasi ka investuar shumë për kombëtaren dhe këtë e thotë edhe vet.

“Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku. Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim. Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë”, shton Behrami.

Federata Zviceriane e Futbollit ndërkohë ka reaguar ndaj qëndrimeve të Behramit, duke sqaruar se trajneri Vladimir Petkoviç, e ka pranuar që Behrami është përjashtuar.

“Ky është vendimi im, i bazuar mbi kriteret sportive, një zgjidhje teknike. Ka zero lidhje me politikën”, ka thënë 54-vjeçari.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *