Behrami u përjashtua nga Petkoviç, reagon Granit Xhaka

Botë Kryesore Sport

Valon Behrami, mesfushori i njohur shqiptar, ka thënë se është përjashtuar nga kombëtarja zvicerane nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviç. Në një intervistë për “RSI Sport”, Behrami ka thënë se kishte pranuar një thirrje nga Petkoviq me ç’rast ai e ka përjashtuar nga kombëtarja. Behrami e ka quajtur këtë vendim politik. Petkoviq ka thënë se vendimi ishte vetëm sportiv.

“Mendoja se ishte thirrje normale, por në vend të kësaj më përjashtoi. Kjo është zgjedhje politike, trajneri mund të thotë gjithçka”, ka thënë Behrami.

Në anën tjetër, Federata e Zvicrës ka konfirmuar se trajneri ka folur me disa futbollistë, përfshirë Behrami e Blerim Xhemailin.

Reagon Granit Xhaka

Për largimin e Valon Behramit nga përfaqësuesja e Zvicrës, ka reaguar edhe mesfushori tjetër shqiptar Granit Xhaka. Xhaka e ka quajtur Behramin ikonë të përfaqësueses zvicerane. “Valon gjithçka që mund të them është faleminderit shumë. Ikonë vërtetë e ekipit tonë zviceran. Kemi kujtime nga fusha, jemi bërë miq për jetë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/BmJmX73l6hZ/?hl=en&taken-by=granitxhaka

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *