Belgjika mposht lehtësisht Panamanë dhe rikonfirmohet si pretendente për Botërorin

Botë Kampionati Boteror Sport

Bind Belgjika që në ndejën e saj të parë debutuese në Botëror duke rikonfirmuar formën e saj shumë të mirë dhe një nga skuadrat pretendente për të fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit. Në pjesën e saj kundër Panamasë asaj iu desh të vuajë shumë, duke mos arritur që të gjej rrugën e rrjetës. Ndërkohë që situata ndryshon lehtësisht në pjesën e dytë, ku belgët arrijnë të shënojnë tre herë me radhë dhe duke marrë një rezultat të pastër.

 

I pari që realizoi ishte Mertens, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas një goditje fantastike, duke mos i lënë asnjë shans portierit.

 

Ndërkohë, më pas ishte Romelu Lukaku, sulmuesi kryesor i belgëve, i cili realizoi dy golat e tjerë të këtij takimi.

 

Pavarësisht fitores, për Belgjikët do të jetë një luftë e vërtetë për të marrë vendin e parë në këtë grup, duke qenë se ka si kundërshtar Anglinë, e cila do të luajë në mbrëmje ndeshjen e parë ndaj Tunizisë.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *