Bëni gati rrobat e trasha, javën tjetër vjen dimri, dëborë në zonat lindore

Kryesore Sociale

Java e ardhshme pritet të sjellë një mot të paqëndrueshëm, që pritet të shoqërohet edhe me shira në gjithë territorin e vendit. Koha do të ndryshojë pikërisht në fundjavë, ku priten vranësira, ndërsa e hëna pritet të sjellë shi. Meteoalb bënë me dije se nuk përjashtohet mundësia që në zonat lindore të vendit të ketë dhe reshje dëbore.

“Në zonat lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore në datat 22 – 23 tetor”, lajmëron Meteoalb.

Ndryshimi i kohës do të shoqërohet edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *