Dy makina një tip ‘Benz’ dhe një tip ‘Smart’ 4-vendësh janë aksidentuar duke shkaktuar 4 të plagosur, një prej tyre në gjendje tepër të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasanit, ku makina tip Benz i ka rënë nga pas makinës Smart, në të cilën udhëtonin 4 vajza.
Nga përplasja makina Smart është shkatërruar thuajse komplet, ku njëra prej vajzave ka mbetur e bllokuar. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e saj nga makina. Ajo ka dalë me shenja jete dhe është dërguar në spital.
Loading...