Një makinë tip “Mercedez- Benz” ka marrë flakë para pak minutash në rrugën “Bardhyl”. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Bashkiake dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit. Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike që ka ndodhur në makinë. Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka pasur të dëmtuar.
Loading...