Berisha: Asgjë nuk sjell flakja e Tahirit, takimi sekret që solli largimin e tij

Kryesore Politikë

Gjurma 3 maj 2018

Ish kryeministri Sali Berisha deklaratë jashtë Kuvendit.

Sali Berisha: “Kryebanditi po flet në Parlament. Është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokainizmit dhe theroinizimti të Shqipërisë. 

Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë Parlamentit ndërsa Edi Rama qëndron dhe flet aktualisht në Parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri dot Parlamenti e bëri Saimir trafiku. 

E gjykoni ju, në vend se një Parlament të ketë forcën për ti hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Në atë takim tresh janë bërë edhe premtime për kulla. 

Gazetarja: Kush ishte i treti?

Sali Berisha: “I treti ishte edhe Lal plehu, se dini ti kush është? E ka marrë vesh e gjithë Shqipëria këtë.”

Gazetarja: Nuk jeni i kënaqur nga dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit? Kjo ishte edhe beteja e opozitës?

Sali Berisha: Sigurisht, kjo qëndon plotësisht. Në një farë mënyre është një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizmit të Parlamentit dhe të Shqipërisë. 

Por e theksoj se asgjë nuk ndryshon në qoftë se njeriu që po flet tani në Paralment, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që mashtron, mashtron dhe vetëm mashtron qytetarët, që udhëton si faqe e zezë nëpër Evropë, që i bojkotojnë darkat dhe pritjet njësoj sikur të ishte i dërguari i Kim Jong Un dhe jo i Shqipërisë, si përfaqësuesi i tij dhe jo i Shqipërisë, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik. Edhe i ftoj shqiptarët të lexojnë. 

Tani zhvillimet më interesante në fushën e psikologjisë janë kualifikimi i liderave të tipit Edi Rama me gjithë problemet e mëdha psikike që ka, në kategorinë e liderave toksikë. Lidera që shpërndajnë helmim në ambjentin ku jetojnë nga mëngjesi deri në darkë. Dhe një gjë të tillë e bën Edvin Kristaq Rama, i cili përpiqet me çdo kusht të mbijetojë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *