“Berisha kërkon revolucion serbo-rus, nuk ia dalin dot me sulmet ndaj Xhafajt”

Kryesore Lajme Politikë

Nga Spartak Ngjela

Ku mund të cënohen dot sot kufinjtë shqiptarë kur këta janë mbrojtur nga dy presidentët amerikanë më të mëdhenj të shekullit të Njëzetë!
Woodrow Wilson dhe
Bill Clinton.

Kjo nuk mund të ndodhë nga Amerika.
Presidenti Wilson tha: shqiptarët kërkojnë ndihmë se po mbyten, ne duhet t’i ndihmojmë.
Presidenti Klinton tha: ne nuk mund të lëmë nën kërcënim genocidi, popullin më të vjetër të Evropës.

l.
Këto janë Doktrinat amerikane pro shqiptarëve.
Atëherë, ju mendoni se Thaçi dhe Rama do ta bëjnë këtë ndarje! Dhe pse iu duhet ndarja? Që të krijojnë destabilizim. Kurse me destabilizim kërkojnë të varrosin çështjen shqiptare.

Nën një prizëm strikt politik dhe pastaj edhe strikt juridik, ndarja e Kosovës është në thelb, ndarja e Shqipërisë.
Por çfarë ka ndodhur në këtë shekull me kufinjtë shqiptarë dhe territorin shqiptar?

Në vitin 1999 shqiptarët kanë fituar luftën kundër armikut të tyre më të egër, Serbisë. Një hordhi vrastare antishqiptare ka qenë i ashtuquajturi “nacionalizmi serb”. Ku mund të ketë nacionalizëm një kombësi që nuk është etni. Nacionalizmi është ekstremi teoriko racist i etnisë. Jo, historikisht, serbët nuk janë etni: ata kanë qenë hordhi, të hedhura me plan kundër Arbërisë. Kjo ka qenë jeta e tyre kombëtare.
Por ne i mundëm. Përfundimisht ne shqiptarët më në fund i mundëm. Dhe kot lodhen edhe me Berishën, edhe më Ramën, madje, edhe më Thaçin: janë të mundur. Nuk iu bën dot asnjë ndihmë Rusia e Putinit.
Doktrinat amerikane janë konsolidim teoriko-praktik i së ardhmes së politikës amerikane. Ato nuk ndryshojnë dot, prandaj kot e kanë beogradasit: janë të humbur.

Shqiptarët brenda vendit, duhet të ndihmohen sot me forcë nga politika amerikane. Të tre të lodhurit e korrupsionit aktual shqiptar: Berisha, Rama dhe Meta, nuk bëjnë dot gjë as me Putinin dhe as me Erdoganin. Lodhen kot.

Shpresa se politika ruse do të influencojë në Uashington kundër interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor, është fëminore, sepse këta të tre i ka skeduar FBI si krerë të korrupsionit që mund të tentojnë nga terrorizmi ndërkombëtar. Atëherë, ku mund të gjendet një president amerikan që t’i ndihmojë mbeturinat e korruptuara ruso-serbe në Shqipëri? Mos do që të japë provën se është kundër Amerikës?
Pse lodheni kot o fakirë! Përse nuk dorëzoheni që ta kaloni më lehtë.

ll.
Kurse Saliu kërkon të bëjë revolucion. Një revolucion ruso-serb, për të shpëtuar korrupsionin, pa në djall le të shkojnë shqiptarët.
Lëvizje qesharake kjo e Saliut, dhe mezi po e pret edhe Rama. Por nuk kanë çfarë të bëjnë se ministrinë e Brendshme dhe policinë, me, Fatmir Xhafën, e kontrollojnë amerikanët me FBI-në.
Nuk e patë edhe Ramën edhe Berishën, por edhe Bashën që u hodhën këto ditë kundër Xhafës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë?
Janë budallenj të obseduar nga frika e ndëshkimit penal antikorrupsion. Por nga ky nuk shpëtojnë dot.
Antikorrupsioni dhe FBI iu kanë marrë kushtetutën. Prandaj vërtiten kot. Se nuk arrijnë të kuptojnë që asnjë zvarritje nuk do t’iu sjellë gjë. Sigurisht që i gënjen Moska dhe Stambolli. Kjo pikërisht, i vendos si mbeturina historike shqiptare të korruptuara.
Nuk mund të kenë shpëtim, sepse të tre këta janë individë antiamerikane me lidhje të dyshimta kundër frymës globale perëndimore.

lll.
Çështja e korrupsionit shqiptar është tanimë një çështje që po hetohet nga FBI. Kjo ka gjetur miliarda dollarë të depozituara nga korrupsioni shqiptar. Ka hetuar krerë që kanë aktivitet me krimin ndërkombëtar deri te Alkaeda dhe të ISIS, madje edhe në veprimtari të tjera.
Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Korrupsioni shtetëror është krim, por pasi kryhet si krim, personat e përfshirë në të, domosdoshmërisht duhet që të hyjnë në rrugën e krimit ndërkombëtar.
Ja, kjo është tabloja e krimit kryeministror shqiptar.
Dhe këtë e ka hetuar FBI. Ajo i ka tani të gjitha faktet dhe punon intensivisht sot me ekipin e saj të instaluar në Ministrinë e Brendshme. Prandaj, këta tre fakirë shqiptarë, vërtet mendojnë se do t’i shpëtojë Vladimir Pituni?

Janë në hall që të tre: edhe Berisha, edhe Rama edhe Meta. Por janë në një situatë të veçantë. Ata e menduan se mund të vepronin si të gjithë krerët e tjerë shqiptarë: vidh dhe gënje, se nuk ka ku të japësh llogari.
Por koha ndryshoi, sepse, me ndihmën që po iu jep shqiptarëve politika amerikane dhe FBI, erdhi koha që këta tani të japin llogari përpara shqiptarëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *