Berisha mbron Shkëlzen Selimin dhe Ervin Metallën: Ndaj tyre gjueti shtrigash

Lajme Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha nepermjet nje statusi ne Facebook ka sulmuar procesin e Vettingut, duke e cilesuar si te njeaneshem dhe te kontrolluar nga kryeministri Edi Rama. Ai thote se po veprohet me metoda te Sigurimit te Shtetit dhe ka marre me mbrojtje gjyqtarin Shkelzen Selimi dhe Ervin Metallen.

“Keshtu, dite me pare, bazuar ne keto metoda dyshja Fatzi Droga – Don Agaçio mashtruan me urdher te Rames publikun shqiptar per gjykatesin Ervin Metalla duke shpifur se ky gjykates kishte sherbyer me detyren e avokatit mbrojtes per nje kompani private biznesi ne Gjykaten e Strasburgut.
Dhe kjo padyshim do te ishte nje shkelje ligjore e papranueshme. Nderkohe e verteta ishte se gjykates Metalla nuk kishte qene kurre ne Strasburg dhe nuk kishte mbrojtur kurre ndonje kompani ne ate gykate. Ai kishte nje prokure nga familja e tij, te cilen nuk e kishte perdorur ndonjehere si avokat ne ate gjykate!  Po keshtu, gjykatesi Shkelzen Selimi denoncoi para komisionit gjahun mediatik qe i kishin bere faqezinjte qe perdorin metodat e sigurimit duke e sulmuar dje me narkomediat e qeveresie per lidhje dhe takime te nxjerra nga dokumenta sekrete, te cilat publikohen paraprakisht per linçim publik dhe per fajsimin parprak te te vetuarit”, shkruan Berisha.

Postimi i plote ne Facebook

Dvoran Vetingu!
⁃ Rama rikthen metodat e vjetra te policise politike sekrete kunder te hetuarve!

Te dashur miq, ne menyre te perseritur jam shprehur se kam qene dhe jam i vendosur te mbeshtes zbatimin paanshem te ligjit per cilindo.
Por duke ndjekur farsen e procesit te dvoran-vetingut, te reformes unike ne bote, pra Orwelliane apo Sorosiane, qe ka shnderruar drejtesine ne dege te ekzekutivit te Norieges, konstatoj se Edi Rama e ka shnderruar kete proces ne nje instrument per te bere gjahun e shtrigave ndaj gjykatesve dhe prokuroreve me origjine nga veriu apo nga familje antikomuniste dhe te djathta!

Keshtu, me urdher direkt te tij, gjate dvoran-vetingut, siç po e quajne mediat kete proces te degraduar, ne varesi nga keto dy kritere jane perdorur jo dy por madje dhe tre standarte ne vleresimet e te vetuarve duke diskretituar perfundimisht procesin dhe shnderruar ate ne dvoran-veting apo ne nje instrument gjahu shtrigash per krijimin e drejtesise se ardhshme totalisht te dominuar kontrolluar strikt nga Edvin Rama dhe narkomafia qeveritare!

Por nje nga aktet me te shemtuara dhe te pista te ketij dvoran-vetingut qe udhehiqet nga krye krye kreu i meduzes Rama dhe drejtohet direkt nga dueti mafioz Xhafa i Droges-Don Agaçio, eshte perdorimi i metodave te vjetra te policise politike sekrete ne mungese te fakteve dhe argumentave te besueshme per te goditur te vetuarin e listes se zeze qe duhet qeruar.

Njera nga keto metoda te neveritshme dhe kriminale, qe te rikujton luften e klasave, eshte perdorimi i mediave te qeverise, tashme hanxhar krimi, per linçimin publik para fillimit te procedurave ne sallen e vleresimit te armiqve qe duhen larguar nga sistemi i drejtesise.
Keshtu, dite me pare, bazuar ne keto metoda dyshja Fatzi Droga – Don Agaçio mashtruan me urdher te Rames publikun shqiptar per gjykatesin Ervin Metalla duke shpifur se ky gjykates kishte sherbyer me detyren e avokatit mbrojtes per nje kompani private biznesi ne Gjykaten e Strasburgut.
Dhe kjo padyshim do te ishte nje shkelje ligjore e papranueshme. Nderkohe e verteta ishte se gjykates Metalla nuk kishte qene kurre ne Strasburg dhe nuk kishte mbrojtur kurre ndonje kompani ne ate gykate. Ai kishte nje prokure nga familja e tij, te cilen nuk e kishte perdorur ndonjehere si avokat ne ate gjykate!

Madje po me praktikat e vjetra te policise sekrete, shpifjet dhe trillimet si kjo te gatuara ne zyrat e xhelateve te vjeter te sigurimit te shtetit qe drejtojne Sherbimin Informativ dhe DSIK, ia servirin publikut ne narkomediat e tyre si informacione te sjella nga ONM duke keqperdorur kete te fundit si ombrelle te kesaj veprimtarie kriminale.

Po keshtu, gjykatesi Shkelzen Selimi denoncoi para komisionit gjahun mediatik qe i kishin bere faqezinjte qe perdorin metodat e sigurimit duke e sulmuar dje me narkomediat e qeveresie per lidhje dhe takime te nxjerra nga dokumenta sekrete, te cilat publikohen paraprakisht per linçim publik dhe per fajsimin parprak te te vetuarit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte te ulta te ketij grupi mercenaresh pa ligj dhe moral, i bej thirrje parlamentit te krijoje me urgjence nje komision parlamentar per hetimin e kesaj veprimtarie kriminale qe udhehiqet direkt nga Edvin Kristaq Rama dhe drejtohet nga ish xhelati hetues i sigurimit te shtetit Fatzi droga dhe sekretari i pergjithshem i narkomafies shqiptare, famoz ne kancelarite e huaja per lidhjet e tij mafioze, Don Agaçio! sb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *