Berisha pajtohet me Fevziun pas 5 vitesh, gazetari i shkon ish-kryeministrit në zyrë

Kryesore Politikë

Që nga viti 2013, kur ishte në fund të mandatit të tij të dytë si kryeministri, Sali Berisha nuk ka pasur më marrëdhënie me gazetarin Blendi Fevizu, duke bojkotuar studion e Opinion për gati 5 vite me radhë. Secila palë ka dhënë variantin e vet të kësaj të prishjes së kësaj marrëdhënie, ndërsa arsyet e vërteta të qejfmbetjes nuk janë bërë asnjëherë të ditura. Por thonë se koha shëron çdo plagë, dhe duket se këtë e ka bërë edhe me qejfmbetjet mes Berishësh dhe Fevizu. Sot moderatori i njohur ka lënë pas mëritë dhe ka vizituar Berishën në zyrën e tij. Ka qenë asistentja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mahilli ajo që ka publikuar një foto ku Berisha dhe Fevziu kanë shtrënguar duart. Nuk dihet nëse kjo ishte thjeshtë një vizitë pajtimi apo ata kanë folur për një rikthim të Berishës në studion e Opinion. Kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *