Berisha: Plani B i opozitës është rrëzimi i Ramës me forcë

Kryesore Lajme Politikë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Abc News.

I pyetur për aksionin e opozitës, bojkotin, zgjedhjet dhe protestat, Berisha tha se plani “B” është rrëzimi i Ramës me dhunë nga pushteti.

“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet” – tha Berisha

“Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore që megjithëse e dhimbshme është e nevojshme për të ardhmen e vendit tonë. Ne bëjmë vetëvrasje nëse ne heqim dorë apo lodhemi nga anëtarësimi në BE. Asnjë popull nuk ka vuajtur më shumë se ne për vokacionin perëndimor.

Në PD nuk po flet asnjë për protestat? Opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo orë për këtë” – tha ish-kryeministri.

Një puthje me vdekjen dhe vidhisje e mëtejshme e Shqipërisë në honet e katastrofës e ka konsideruar ish-kryeministri Berisha bashkëqeverisjen me mazhorancën aktuale. Sipas tij kjo qeveri duhet të rrëzohet me forcë dhe revolucion.

“Një qeverisje me qeverinë aktuale do ishte një puthje me vdekjen dhe vidhisje e mëtejshme e Shqipërisë në honet e katastrofës. Revolucioni krijon kushtet në rast se një qeveri vendos të përdorë fonde të pakufizuara, vendos të përdorë policinë çka do të thotë të mobilizojë të gjithë rrjetin e policisë kriminale për votën, përdor resurset ajo nuk ka vullnet për të dorëzuar pushtetin ajo duhet rrëzuar me forcë”.

Berisha e sheh situatën politike në vend në kushtet e një grushti shteti.

I pyetur në fund të bisedës në ABC News, sesi e shikon të ardhmen e vendit në një kohë ku deklaroi se vetëm sot kanë aplikuar në ambasadën gjermane për punë 23 mijë vetë, me diploma universiteti, lideri historik i së djathës i beson sërish ndryshimit dhe kthesës së shqiptarëve.

Milori: Si e shikoni të ardhmen e vendit ku njerëzit duan të ikin, nuk besojnë as qeverinë, as pozitën?

Berisha: Unë përsëri besoj në ndryshim, e shoh gjendjen të rëndë, por kam besim te shqiptarët se do ngrihen për të shenjuar një kthesë në interesin e tyre e vendit e tyre. E ardhmja jonë nuk është largimi në dhena të huaja. Jam i bindur se potencialet e Shqipërisë janë të fuqëishme. Kosova ka rritje ekonomike jo nga droga, Shqipëria e ka nga droga. shpresa ndërtohet, frymëzohet, ushqehet.

Jam i bindur se situata po zjen dhe mjerë Edi Rama për fundin e tmerrshëm që do të ketë me këto që po i bën këtij vendi. Kurrë nuk mund t’i bësh vendit tënd këtë që po i bën Edi Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *