Berisha publikon videon për Taulant Ballën me “bosin e kokainës”. Socialisti: Sali je si Ver Llapa

Kryesore Lajme Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç kishte paralajmëruar ka vijuar akuzat ndaj deputetit socialist Taulant Balla por ndryshe nga sa deklaroi se do të publikonte dokumente, Berisha ka postuar një video të shkurtër ku sipas tij ndodhet Balla dhe i akuzuari si ‘bos kokaine’ Maks Beco.

“Ja Taulant Bego/Jaris që betohej dje se është e montuar foto e tij me bossin e kokainës, Maksi Beço të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokainë! Sb”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1954316994874460/?t=0

Sot në mesditë, ish-kryeministri Sali Berisha i dha një ultimatum kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Pasi nxori dje një foto ku sipas tij shfaqej Balla me ‘bosin e kokainës’ Maksi Beca, deputeti i PS reagoi dhe tha se ishte fotomontazh duke mohuar njohjen me personin tjetër.

Balla Trafikanti

Por sot Berisha paralajmëroi se do të nxjerr në tavolinë letrat. Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit që i ka siguruar dhe foton e parë, i cili i jep ultimatum Ballës që deri në orën 14:00 të kërkonte ndjesë publike se fotoja me të arrestuarin për trafik droge është montim.

STATUSI
Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb
Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça është montim ne rast se nuk kërkon ndjesë publike gjere ne ora 14:00 te ditës sotme për fyerjen qe me ke bere do përballesh me publikim dokumentesh përvëluese!

Berisha Fbok

Por pas akuzave të djeshme të ish-kryeministrit reagoi dhe vetë personi i përfolur Maksi Beca. Në një status në “Facebook”, Beca shkruante se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish-kryeministri ta bënte mik me Taulant Ballën.

“Sali Berisha Maksi Beca jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar nojherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruante Beca.

 

Reagimi i Balles

Por kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka reaguar per kte video, duke shtuar se taulantballaps “Cudi Sali si u zhduk xhaja, u shtuan ca djem të tjerë, u shkurtova une, bashke me kembet me paska humbur shamia ne xhep😂Ndjese Ver Llapes se te krahasosh Verin e shkrete me ty eshte mekat”.

 

https://www.instagram.com/p/BorLOExBsN5/?hl=en&taken-by=taulantballaps

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *