Berisha- Ramës: Shko mjekohu se ke qeshje të të sëmurit psikik

Kryesore

Gjurma 10 Maj 2018

 Pas ndëprerjes së seancës nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka qenë demokrati Sali Berisha i cili në faqen e tij në Facebook ka bërë lidhje direkte nga salla e seancave, teksa deputetët e opozitës janë mbledhur rreth foltores ku ndodhet kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Berisha ka lexuar fjalimin e tij në Facebook, pa patur mundësinë e medias, ku thotë se ai ka folur vitin e kaluar për vëllain e Fatmir Xhafajt, të cilët sipas tij kryeministri Rama i mohonte.

Pjesë nga fjalimi

Këtu më poshtë keni postimin e plotë të Edvin Kristaq Drogës:

…Saliun ia kam lënë Zotit. Por sot kam vendosur që në shenjë të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xafës për të çuar para vullnetin për drejtësi, ndaj aspak rastësisht Saliu ka marrë fushatën e tij të ndyrë të radhës për të baltosur Fatmir Xhafën dhe ka ngritur histori mbi një histori të sajuar këmbë e krye

“Këmbë e krye”-  thotë Edvin Droga, – “një histori të sajuar. E kam të qartë se dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë ata që janë fanatikë. Ky shënim ka të bëjë me nevojën për të shprehur publikisht Fatmir Xhafaj solidaritetin qytetar duke përbuzur fushatën ndaj tij njeriu më i trembur nga reforma historike e drejtësisë’, tha në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha.

Këtu nuk është fjala për Agron Drogën, por për Edvin Kristaq Ramën, Fatmir Xhafaj që kanë uzurpuar vendin dhe i kanë bllokuar Shqipërisë rrugine  Europës, e kemi fjalën për ata njerëz që sulmojnë si bisha; ata vagabondë politikë që sulmojnë deputetë e Europës si rrugeçër, është fjala për ata te çmendur që tallen me fatin e njerëzve tuaj.

Nuk është fjala për Agron Xhafën aty, por për ata dy trafikantë banditë që kanë dalë në mbrojtje të trafiqeve dhe të trafikantëve

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *