Berisha zbulon lidhjet e “Met shqiptarit”, baroni i drogës ka nofkën “Ujku i detit”

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të tijin në Facebook, ka zbuluar se cili është trafikanti i kapur një ditë më parë në Turqi, i njohur “Eskobari” shqiptar i drogës. Met Kanani, i njohur si “Met Shqiptari” është me origjinë nga Patosi, e sipas postimit të Berishës ka lidhje të fuqishme politike me PS-në.

Një sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis është sekuestruar nga policia metropolitane e Stambollit, duke çuar në pranga 11 shqiptarë.

Mediat turke bëjnë me dije se i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook

Baroni i drogës “Ujku i Detit” lidhje të ngushta me kupolen me te larte te PS!

Lexoni mesazhi e oficerit dixhital! sb

“Mirëmbrema Dr, jam oficer policie,baroni i drogës Met Kanani i kapur dje në Turqi është një ndër eksponetët e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolën më të lartë të Partise Socialite ministra dhe qeveritar të majtë vendor Ai është bizesmenë dhe sponsorizus i rëndësishëm i tyre prej vitesh. Ky person ka që nga viti 2015 që i ishte vënë nofka nga autoritetet nderkombetare  “ujku i detit” dhe ka trafikuar me një super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lëndë narkotike canabis stativa dhe heroine dhe armë. Ka burime të forta që ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit.Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *