Video/ Bes Kallaku festë të pazakontë, pezullohen 6 policë, gjobitet lokali, Meta dhe Kryemadhi

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Gjobitet Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Gjashtë punonjës policie janë pezulluar dhe administratori i lokalit është gjobitur për ceremoninë që organizoi dy ditë më parë aktori i humorit Bes Kallaku me rastin e 35-vjetorit të lindjes.

Policia e Tiranës deklaron se pasi u sinjalizua për ditëlindjen që kishte organizuar aktori në një lokal në fshatin Laknas, bashkia Kamëz, mori masa në zbatim të Aktit Normativ anti-covid duke e gjobitur administratorin e lokalit me inicialet F.U me 1.000.000 lekë.

Në ceremoni, sipas policisë morën pjesë 30 persona, të cilët do të gjobiten, pasi janë identifikuar në bazë të pamjeve filmike.

Në ditëlindjen e aktorit të njohur ishin të pranishëm përpos familjes, miq, kolegë, por dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Monika Kryemadhin, të cilët gjithashtu do të gjobiten për thyerje të masave anti-covid, pasi nuk lejohen grumbullimet në aktivitete të më shumë se 10 personave.

Me urdhër të drejtorit të policisë së Tiranës u pezulluan nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Pamjet e festës bënë xhiron e medieve sociale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

Njoftimi i policise

Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *