“Beteja e Berlinit”, Rama përballje direkte me Krichbaum në Bundestag

Ekskluzive Politikë shtojca

Gjurma 24/04/2018

Dy ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për qeverinë shqiptare, pasi misioni i kryeministrit Edi Rama është që të bindë Berlinin se duhen të ndezë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipëri në Bashkimin Europian.

“Gjurma” ka mësuar se kryeministri Edi Rama do të lobojë fuqishëm gjatë këtyre dy ditëve të vizitës së tij në Gjermani, ku përveç takimit me kancelari Angela Merkel, beteja më e vështirë në Berlin pritet të jetë ballafaqimi në komisionin e Politikës së Jashtme në Bundestagun gjerman.

Rama, mësohet se do të paraqitet me disa prej ministrave më të suskesshëm, dhe se arma më e fortë do të jetë Reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

Ballaqimi me fakte konkrete pritet të jetë arma kryesore e kryeministrit Edi Rama, ku Vettingu, tashmë një sukses i vlerësuar edhe nga rekomandimet e Komisionit Europian, do të shpaloset edhe në këtë betejë tejet e vështirë.

Cilësohet si një betejë tejet e vështirë, pasi ky Komision parlamentar drejtohet nga deputeti i CDU-CSU,  Gunther Krichbaum, tashmë i njohur kohët e fundit për përplasjet e ashpra mes tij edhe kryemnistrit Edi Rama, për sa i përket procesit të çeljes së negociatave.

Përplasja mes Ramës dhe Krichbaum

Mes tyre nuk ka pasur ndonjë pëlqim, për faktin e vetëm se Rama i përket spektrit të majtë politik, ndërsa parlamentari gjerman i së djathtë, në familjen e Partive Popullore.

Kulmi i përplasjeve arriti në pas vendimit të KE-së për rekomandimin e çeljes së negocitave të Shqipërisë me BE-në.

Pas këtij lajmi, erdhi reagimi i Krichbaum. “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare.

Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, tha kryekomisioneri gjerman për Deutche Welle.

Më pas ai shtoi se “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë”.

Ndërsa Basha nuk ngurroi që të komentojë këto sulme duke deklaruar se “Dënoj sulmet e frymëzuara dhe të financuara nga Edi Rama kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag,Gunther Krichbaum”.

Por i menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama në adresë të këtyre qëndrimeve.

“Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”, u përgjigj Rama.

Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme. Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Rama ndërkohë shpreson që të ketë dakordësinë e Merkel, e cila mund të mposhtë “rebelin” Krichbaum, të cilin britanikën e kanë vendosur nofkën “qen sulmi i Merkel”, për qëndrimet e mbajtura për çështjen Brexit. Gjurma

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *