‘Betohet’ te noteri’, ironia e aktorit të humorit: Thashë të mbaroj punë tek noterja….

Lajme Politikë

Në një kohë kur betimi para noteres së Arta Vorpsit, anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese është kryefjala e ditës, vjen një reagim plot ironi nga aktori i humorit Julian Deda.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Deda ka postuar një foto ku shihet para një noterie, ndërsa shkruan se vendosi të betohet për anëtar të Gjykatës së Lartë, sepse në Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vende bosh. Në këtë linjë ai shkruan se “mbaroi punë tek noterja pa shqetesuar Presidentin”.

“Me uroni fat. Meqe per Gjykaten Kushtetuese nuk ka me vende bosh, vendosa te betohem per anetar te Gjykates se Larte.
Ju kerkoj ndjese per veshjen time me tuta por meqe kalova andej thashe ta mbaroj si pune tek noterja pa shqetesuar Presidentin. Betohem se do sherbej me ndershmeri.
I juaji Julian Deda.”, shkruan aktori.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *