Bie kurba e infeksionit në Itali/ 433 viktima nga COVID- 19 (49 më pak se një ditë më parë) 2,128 të shëruar

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Kurba e infeksionit në Itali ka pësuar sërish rënie ditën e sotme. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 433 persona, 49 më pak se një ditë më parë, duke çuar në total numrin e viktimave më 23.660. Shifra optimiste vijnë edhe nga të shëruarit! 2,128 persona janë shëruar, duke kapur shifrën e 47.055. Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja në 24 orët e fundit janë raportuar 3 mijë e 47 persona.

 

Numri aktual i të infektuarve me koronavirus duke ulur nga shifrat totale numrin e të shëruarve e të viktiamve, është sot 108,257. Nga pandemia në Itali janë shëruar 47,055 pacientë e sot ka 2,128 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Dhe numri i pacientëve në terapi intesive është reduktuar e sot janë 98 pacientë më pak. Numri aktual i tyre është sot 2,635.

Në ulje është dhe nurmi i pacientëve në struktura spitalore ku aktualisht janë 25,033. Në Itali janë kryer deri më sot 1,356,541 tampone.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *