Bie prokurori i 21 janarit, Vettingu konfirmon prokurorin Beluri

Kryesore

KPK nuk konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Adriatik Cama. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit, pasi është kapur me shumë shkelje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e zhvilluar paraditen e djeshme.

Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 mijë e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.

Prokurori Cama nuk është kapur me shkelje vetëm për pasurinë, por edhe nga DSIK, pasi sipas raportit, është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. DSIK thekson se Cama është përfshirë në korrupsion kur ishte në prokurorinë e Lushnjes. Nga hetimi ka rezultuar se Cama kur ishte drejtues në Lushnje sëbashku me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të arrestuari për kontrabandë duke pushuar çështjen.

Mënjëherë pas vendimit Cama është shprehur se ka besim tek drejtësia dhe se do ta apelojë vendimin.

“Kam besim te drejtësia. Do ndjek të gjitha shkallët e gjykimit”, tha pas shpalljes së vendimit Adriatik Cama.

Ndërkohë po sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri. Ai është kandidat për t’u bërë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ne foto: Kosta Beluri

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *