Bieta Sulo zbulon studion e emisionit të ri, dorën e fundit ja jep ‘mjeshtri’

Kryesore Kulturë Showbiz

Një ftesë çdo ditë në orën 17:00 ju pret që prej së hënës në ekranin e Top Channel, aty ku Bieta Sulo do të presë në studio çdo ditë, njerëz të zakonshëm, por edhe personazhe publike në një optikë tjetër, në situata të ndryshme deri edhe argëtuese.

“Ne, ndërkohë, jemi në përgatitjet e fundit me detajet e një skenografie të re shumë të bukur, të punuar me mjeshtëri nga Fatmir Minga. Më pëlqen jashtë mase shumë, sepse është moderne me “LED” që do të përcjellë patjetër edhe emocione e histori. “Ftesë në 5” është një argëtim, informacion për të gjithë ata që kthehen nga puna në shtëpi në atë orë, por edhe për të gjitha zonjat që kanë mbaruar përditshmërinë e tyre dhe ulen pranë divanit me të afërmit ose vetëm dhe duan të shikojnë diçka ku e gjejnë veten në radhë të parë, por edhe të argëtohen pse jo”, shprehet Bieta Sulo, moderatore.

Aktualitet, kulturë, raportime e ngjarje nga terreni do të gjejnë vend nga e hëna në të premten në ora 17:00.

“Jemi në vaktin e zemrës. Është një vakt që sado që përpiqemi ta heqim nga dieta jonë, ngelet i parezistueshëm, kështu që kjo do të jetë për çdo shqiptar që duhet ta mbajë mend një “Ftesë në 5”. Çdo familje shqiptare, besoj, që në numrin 1 të telekomandës duhet të ketë të stakuar, sepse do të humbasim të gjithë nëse do të ndodhte ndryshe”, thotë moderatorja.

“Ftese në 5” nis rrugëtimin të hënën e 3 shtatorit në ekranin e Top Channel.

Gjithashtu gazetarja e njohur Bieta Sulo ka publikuar disa foto nga përgatitjet e fundit për emisionin e pasdites që do prezantojë. Siç ka zbuluar, të hënën më datë 3 shtator do të nisë transmetimi i “Ftesë në 5” dhe sot janë realizuar provat gjenerale.

Përveçse ka zbuluar studion në të cilën do zhvillohet emisioni i më i ri i pasdites, Bieta ka treguar se ‘prekjen e fundit’ e ka bërë  bashkëshorti i saj Alban Dudushi. “Ai momenti kur vjen mjeshtri “on board” (në bord) për “il tocco finale” (prekjen finale)”,-ka shkruar ajo krahas fotove me moderatorin e njohur.

Kujtojmë që Sulo sapo ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen si anëtare jurie në ‘Top Talent’.

 

https://www.instagram.com/p/BnMM833Ax_L/?taken-by=bietasulo

https://www.instagram.com/p/BnMM833Ax_L/?taken-by=bietasulo

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *