Bilanc tragjik në Itali, ia kalon dhe Kines. 3 405 viktima nga koronavirusi, mbi 41 mijë të infektuar

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia COVID-19 që prej disa javësh ka përfshirë vendin.

Sot janë regjistruar 41 035 persona të infektuar e 3405 viktima.

Brenda 24 orëve të fundit janë verifikuar 427 viktima. Po ashtu, janë regjistruar 5322 pacientë më shumë të infektuar me Covid-19.

Numri i personave në terapi intensive sot ka arritur në 2498, po kurohen në struktura spitalore 15757 e në kushte shtëpie 14 935.

Numri i personave të shëruar është 4440 e 415 pacientë më shumë të shëruar në krahasim me një ditë më parë.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 19 884 persona të infektuar e 2168 viktima.

Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet me numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm me 37 pacientë e asnjë viktimë.

Rajoni i Lacios ka shënuar 38 viktima e 823 pacientë të infektuar me koronavirus. Deri më sot në Itali janë kryer 182 777 tamponë.

Kjo shifer eshte me larte se edhe ne Kine, me 3245 te vdekur ne kete shtet ku u regjistrua edhe semundja e pare nga Koronavirusi.

 

Coronavirus in Italia, 41.035 casi positivi e 3.405 morti. Il bollettino del 19 marzo

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *