“Blindohet” sërish Unaza e Re, IKMT tjetër aksion për shembjen e banesave

Kronike Kryesore Sociale

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) ka nisur ditën e sotme një tjetër aksion tek Unaza e Re, për shembjen e të tjera banesave që preken nga projekti.

Që prej orëve të para të mëngjesit një numër i madh policësh janë vendosur përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës. Aksioni pritet të shoqërohet me përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të IKMT e policisë.

Deri më tani IKMT ka prishur dy godina dy katëshe ndërsa banorët nuk kanë bërë më rezistencë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *