Bllokohen 156 mijë euro në Portin e Barit, ndalohen 7 persona. Do vinin në Shqipëri

Kronike Kryesore

Zyrtarët e Agjencisë Doganore ne Bari, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kanë zbuluar dhe bllokuar nje sasi prej 156,151 euro të padeklaruara.

Mediat italiane bejne me dije se behet fjale per 7 persona qe do te kalonin ne menyre te paligjshme shumen.
Policia ka deklaruar se dy kosovare, nje gjerman, nje shqiptare, nje serb, nje italian dhe nje nga Algjeria nuk kishin deklaruar parate qe kishin me vete. Te gjithe ishin duke u nisur drejt Shqiperise.

Të gjithë shkelësit kanë përdorur të drejtën për të bërë një ofertë të menjëhershme që lejon që ndalimi te shuhet duke paguar një shumë të barabartë me shumën që tejkalon kufirin e lejuar prej 10,000 euro.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *