Bllokohet Gega Oil, shpallet në kërkim administratori

Ekonomi Lajme

Në vijim të operacionit kundër informalitetit e evazionit fiskal, është bllokuar tregtimi i karburantit nga Gega Oil dhe është shpallur në kërkim administratori, i cili është larguar nga Shqipëria.

 

Sipas policisë administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

 

Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.  Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i  referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *