Bllokohet trafiku në autostradë, prej 1 ore vargu i makina nuk lëviz

Kronike Kryesore

Kjo fundjavë ka sjellë një trafik tejet të rënduar në rrugët e vendit duke sjellë edhe një bllokim të tyre.

Prej më shumë se një orë, vargu i makinave në autostradë, në afërsi të Shijakut në drejtim të Durrësit është tërësisht i bllokuar. Drejtuesit e automjeteve  ankohen se nuk është marrë asnjë masë nga policia e shtetit për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve, ndërkohë që qindra familje janë të detyruar që të presin nën rrezet e diellit dhe të temperaturave të larta bashkë me fëmijët e tyre të vegjël.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të mbërritura në redaksinë tonë, vargu i makinave është më shumë se 1 km, duke na kujtuar radhët kilometrike në doganat me Greqinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *