Blogerja e seksit rrëfen eksperiencën: Më dhunuan fizikisht dhe seksualisht

Showbiz

Zhaklin Lekatari është blogerja e famshme, e cila trajton temat e seksit dhe jo vetëm, të cilat konsiderohen si tabu në vendin tonë. Ajo ka rrëfyer eksperiencën personale, e cila e shtyu drejt hapjes së një blogu.
Zhaklina tregoi në Ora News se kur punonte si folëse në një radio në Kosovë, është bërë edhe vet pre e dhunës fizike dhe psikologjike, e jo vetëm seksuale.

E reja shprehet se nuk e mendonte kurrë që një gjë e tillë do t’i ndodhte asaj, por e gjeti veten para një fakti të kryer dhe iu deshën dy vite që të mblidhte veten.

Zhaklin rrëfen: “Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri im dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike. Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlerësuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua.
Mendoj që jam një grua e fortë. Nuk mendoja se një eksperiencë e tillë do më ndodhte mua. Kur isha më e re thoja se nëse unë do të ndodhem ndonjëherë në një situatë të tillë absolutisht unë do refuzoja, do të ngrija zërin.

Patjetër që e bëra atë, por ndonjëherë njeriu nuk e kupton as vetë se pse i ka bërë ato veprime. Edhe nëse nuk veprojmë edhe nëse veprojmë kemi  përgjegjësi. E pashë veten në këtë marrëdhënie, nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur me mua. Pse isha unë në atë marrëdhënie?

Pse më kishte ndodhur mua? Si është e mundur që kisha arritur deri aty? Si e kisha humbur veten? I dhashë fund kësaj marrëdhënie, me vështirësi por i dhashë fund. Dhe rilindja ime ka qenë një proces që ka zgjatur rreth 2 vite.

Aty lindi ideja që unë patjetër duhet ta ngrija zërin dhe ta ndaja këtë eksperiencë edhe me gra, me vajza të tjera të cilat mund të ishin në kushte akoma më të këqija sesa unë, të cilat mund të mos kishin eksperiencën që kisha unë, edukimin që kam unë, ndihmën familjare që kam pasur unë, ndihmën e shoqërisë ose rrethin shoqëror ku jetoja unë”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *