Botërori 2018 | Klose shpjegon pse Sane mbeti jashtë Gjermanisë

Sport

Ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe tani ndihmës trajner te kombëtarja, Miroslav Klose ka folur për vendimin e Joachim Löw për të zgjedhur Julian Brandt të Bayer Leverkusen përpara Leroy Sane të Manchester City-t për Kupën e Botës. Pas një sezoni të shkëlqyer debutimi në Premier League me 15 gola dhe 11 asiste për të ndihmuar Manchester City-n të fitojë titullin, shumë prej tyre pritën që Sane të luajë në Kupën e Botës në Rusi këtë verë, e cila do të ishte e para për të. Por trajneri i Gjermanisë, Löw në vend të tij zgjodhi Brandt të Leverkusen, duke arsyetuar se Sane nuk ishte ende gati për ekipin kombëtar. Duke parë gjithashtu të dy talentet e rinj në stërvitje, Klose mbështet vendimin e Löw. “Leroy e di se ai është tepër i talentuar, ai ka shpejtësi që rrallë e shihni te lojtarë të tjerë”, tha Klose për “Sport Bild”.

“Ai ka shënuar në Premier League, por për të qenë i sinqertë, ai ka pasur shumë kohë duke luajtur me ne në stërvitje dhe në lojëra, por ai nuk ka treguar atë ‘zjarr’ me ne, si në Premier League”, vazhdoi gjermani. Edhe pse pritej një shpërthim nga 22-vjeçari, Sane reagoi me një mesazh mbështetjeje për kampionët e botës në mediat sociale. Ishte një lëvizje e bukur, që kapi syrin e Klose. “Ishte me të vërtetë e mahnitshme se si reagoi ai”, tha Klose. “Ai nuk u ankua, por njoftoi se donte të kërkonte një shans të ri në ekipin kombëtar pas Kupës së Botës. Ishte një vendim shumë i vështirë, ai e pranoi këtë shumë pozitivisht. Ai e di se duhet të nxjerrë përfundimet e tij përse ka ndodhur, por unë jam i kënaqur që ai e ka pranuar”, shtoi golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve. Gjermania luan ndeshjen e fundit miqësore para Kupës së Botës në Leverkusen të premten, kundër Arabisë Saudite.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *