Botohet letra e Presidentit Trump për presidentin serb Vuçiç

Rajon Rrotull

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ku inkurajon Serbinë dhe Kosovën që të shfrytëzojnë momentin për arritjen e një marrëveshjeje pajtimi ndërmjet tyre.

Letra mban datën 14 dhjetor, që është data e njëjtë kur një letër me përmbajtje të ngjashme presidenti amerikan i dërgoi edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa të dyja palët kanë pritje të ndryshme nga procesi i bisedimeve, analistët thonë se mesazhet e presidentit Trump paraqesin një moment të ri në këtë proces.

Letra e plotë e presidenti amerikan Donald Trump për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq:

Ishte kënaqësi të ju takoja në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë lidershipin tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Derisa po futeni në fazën finale të arritjes së një marrëveshje me Kosovën që do të sjellë paqen e kërkuar që sa kohë në rajon, ju inkurajoj që ta kapni momentin dhe ta ushtroni lidershipin tuaj politik që të merrni vendimet e duhura për të balancuar interesat e të dyja vendeve.

Do të ishte ekstremisht për keqardhje (do t’i binit pishman) nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje/moment historik për rajonin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të japin ndihmën e tyre.

Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe Presidentin Hashim Thaçi, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *