Braçe kundër Ahmetajt: Tatimorët gjobisin fakirët dhe tolerojnë FSHF, ja çfarë ndodhi në Lushnje

Ekonomi Kryesore Politikë

Në replikë me ministrin e Financave, deputeti Erjon Braçe ka denoncuar një rast të abuzimit nga tatimorët ndaj bizneseve. Ai ka bërë publik rastin e ndodhur në Çermë të Lushnjës ku tatimorët kanë gjobitur një lokal që ishte bosh për shkak se nuk priste kupon tatimor.

“Zoti ministër, e kuptoj ironinë tënde, por dje në orën 3 e 20, tatimorët e Fierit kanë shkuar në një lokal në Çermë dhe aty e kanë gjetur lokalin bosh dhe kanë vendosur gjobë se nuk kishte prerë kupon tatimor. Lokali bosh dhe ata vendosin gjobë. Kupton.

 

Kur kjo ndodh me një fakir në mes të Çermës dhe kjo nuk ndodh me një që ri në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, unë për këtë do ta harxhoj frymën, për këta fakirë”, tha Braçe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *