Braçe provokon ballistët: Kush ndjen turp për Luftën Antifashiste, me turp të rrojë gjithë jetën!

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Berati festoi 75-vjetorin e çliririmit ku përfaqësuesit e të majtës e vunë theksin tek rëndësia dhe vlerat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si përgjigje për debatet e fundit mbi këtë çështje. Numri dy i qeverisë tha se shqiptarët kanë sakrifikuar për tu përballur me të keqen, ndërsa kërkuan mos ngatërrohet lufta me atë që ndodhi më pas.

Në 75-vjetorin e çlirimit të Beratit, zëvendëskryemimistri, Erjon Braçe, u përfshi në debatin për Luftën Nacional Çlirimtare.

Braçe tha se ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, por ka sakrifikuar për t’u përballur me të keqen.

” Kush ndjen turp nga zgjedhja e drejtë e popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me turp le të rrojë sot e gjithë jetën sepse ne jemi krenar për ata që kanë bërë gjyshërit dhe prindërit tanë dhe do të vazhdojmë të respektojmë deri në fund çdo përpjekje të shqiptarëve për të çliruar vendin”, tha Braçe.

Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, në takimin përkujtimor në bashkinë e qytetit, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes duke vlerësuar luftën, theksuan se nevojën për të mos e ngatërruar historinë me atë që ndodhi më pas.

“Ka shumë zëra nga e djathta. Jo vetëm zëra politikë por edhe historianë që kanë një profil të së djathtës, gjithmonë ngatërrojnë historinë e luftës me historinë e pasluftës. Këtë ne duhet ta ndajmë qartazi”, u shpreh Koçi.

Berati ka 322 Dëshmorë të Atdheut, ndërsa për katër ditë ka qenë kryeqyteti i vendit pasi aty u formua qeveria e parë demokratike e pas luftës.

View this post on Instagram

#LUFTAISHTEROCK 75 vite me pare, #Berati i clirua nga rregjimi nazifashist! Keshtjella Berat nuk ra, me lufte, mund e sakrifica, gjakun e Margarites, Kristaqit, Capos, Arbrit e mbi 300 beratasve te tjere te rene ne betejen kunder pushtuesit, ja doli te jete i lire ne #13shtator! Keshtjellat nuk bien! #Berati ishte e mbeti fortesa e nje krahine te tere, nga Skrapari ne Mesin e Urave! Njerezit ketu, nuk ju dorezuan se keqes, nuk bashkejetuan e bashkepunuan me te; Populli gjithnje eshte perballur me te keqen, 80 vite me pare u perballe me te keqen me te madhe qe ka njohur bota nazifashizmin; 75 vite me pare fitoi me lufte mbi te! Nder e respekt cdo luftetari e luftetareje te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, Luftes se Dyte Boterore. vo: dua te falenderoj kryetarin e bashkise #Berat Ervin Demo-rikthehu nderin e respektin per luftetaret e familjet e tyre sot, organizatat e veteraneve te luftes e familjeve te deshmoreve te Beratit, popullin e mire e krenar te kesaj treve, komanden e batalionit te Poshnjes.

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *