Buka dhe ushqimet e tjera me trasta, nga nesër gjoba për ata që përdorin qese plastike

Kryesore shtojca Sociale

Dita e sotme është afati i fundit për përdoruesit e qeseve plastike. Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi shprehet se vendimi i miratuar dy muaj më parë parashikon gjoba me vlerë 10 deri në 15 milionë lekësh për ata që i përdorin pas afatit të lejuar qeset plastike. Çuçi sqaron gjithashtu se gjobat do të jenë për subjektet që i tregtojnë apo prodhojnë këto ambalazhe plastike të pa riciklueshme ndërsa qytetarët përjashtohen nga ky penalizim.

Sipas vendimit të hyrë tashmë në fuqi parashikohet të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme me specifika të përcaktuara. Qeset e riciklueshme do të hidhen në treg nën kontrollin e Ministrisë së Mjedisit dhe do të monitorohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit.

Vendimi përcakton sistem të shënjimit dhe identifikimit të ambalazheve të plastikës dhe inicialet e prodhuesit, shenjën e aditivit vetëshkatërrues si edhe elementë të tjerë të sigurisë si data, muaj dhe viti i prodhimit. Veç kësaj, çdo ambalazh që ka një kontakt të drejtpërdrejtë me produktin ushqimor duhet të kenë shenjën përkatëse që është prodhuar për atë qëllim.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *