Type to search

Ekonomi Kryesore Politikë

“Burg për Gjiknurin”, banorët e Unazës së Re në ditën e 50 të protestës

Ndaje

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Me parullat ‘Poshtë projekti, Burg për Gjiknurin, E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”,  banorët njëzëri kundërshtojnë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin dhe burg për ministrin e Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri.

Dorjon Protoduari, i cili u lirua pak ditë parë i pranishëm në protestë kërkoi burg për kreun e ARRSH, Afrim Qendron, duke e cilësuar megaskandalin e bërë publik pak kohë më parë nga emisioni ‘Të Paekspozuarit”, si kapje në tentativë për vjedhje.

“Donin të vidhnin këtu dhe nuk ia dolën. Doli Afrim Qendro te ‘Opinioni’ tha se paratë janë te Arka e  Shtetit. O zotëri si vjedhja, si tentativa e vjedhjes dënohen njësoj në Kodin Penal.”, u shpreh ai.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *