Busti i Arbnorit, veprat e artit nuk janë lavatriçe

Koment Opinion

Nga Erion Kristo

Me shqetesim ndoqa ceshtjen e bustit te te paharrueshmit Pjeter Arbnori. Ky njeri, i burgosur i mendimit, ky Mandele, ky shkrimtar i shquar dhe politikan pa vese, ka merituar me kohe nderimin e gjithe popullit. Derdhja e bustit te tij ne bronz eshte nje akt jo vetem mirenjohjeje, por dhe shtetformimi. Por realizimi i bustit nuk ka sjelle miratim qofte nga shume intelektuale, qofte nga njerezit ne pergjithesi. Meqenese prej vitesh kam bere verejtjet e mia per realizimin e veprave te tilla jam i detyruar te kerkoj serish nga autoritetet shteterore dhe sidomos nga komisionet perkatese qe miratojne vepra te tilla, te ruajne nje lloj serioziteti. Figurat e shquara kombetare dhe ai pak bronz qe ne kemi ne dispozicion nuk duhet te shperdorohet. Askush ska te drejte te shtremberoje figuren e askujt, sidomos te njerezve qe jane ne ndergjegjen e kombit.
Per tu kthyer te vepra e fundit, pa gjykuar keq vepren ne vetvete, qe mund te rrije shume mire si veper me vete, por nuk perputhet me qellimet komemorative dhe perjetesimin e figurave te tilla, mund te them se ka nje deshtim te qellimeve te medha shtetformuese. Ky deshtim, qe ne fakt eshte deshtim i shtetit, shihet qarte dhe te figura te tjera si te Fishta, Fan Noli, e plot te tjera.
Miratimi ose jo i familjes ne kete rast eshte nje gje e paperfillshme ne raport me historine. Ideja se metaforat jane shume te thella dhe nuk kuptohen nga publiku eshte e gabuar. Vepra e artit nuk eshte lavatrice qe ka nevoje per liber shpjegimi. Nese deshton ta percjelle kumtin, nuk duhet tja veme fajin publikut.
Une kerkoj nga autoritetet qe te jene transparente lidhur me gjera te tilla, perndryshe jam i detyruar te hamendesoj se ketu ka doza antishqiptare. Shtremberimi i baballareve te kombit sjell deformimin e kombit dhe liria artistike ketu nuk hyn fare. Sic e thashe, busti mund te rrije mire me vete, por jo atje ku eshte dhe per ate qellim qe eshte.
Une ftoj gjithe njerezit e kultivuar te ngreme nje debat etik dhe afatgjate lidhur me monumentalistiken

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *