Bylykbashi: Prona do t’i grabitet pronarit dhe do u jepet miqve të Kryeministrit

Politikë

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ragura mbi punën e agjenssië së Pronave. Ai në një status në FB thotë se kjo agjensi zvarrit problemet pasi nuk ka marre asnje vendim per kthim prone. Reforma e prones, thekson Bylykbashi, do te thote qe prona do t’i grabitet pronarit dhe do t’i jepet miqve dhe deputeteve te kryeministriti sic ia kane grabitur ne Dhermi ku jane bere bashke deputeti qe tjeterson prone pronari.

Ka pese vjet qe Agjensia e Pronave ‎nuk ka marre asnje vendim per kthim prone, nen parrullen e reformes. Sot po del qarte qe reforma e prones do te thote qe prona do t’i grabitet pronarit dhe do t’i jepet miqve dhe deputeteve te kryeministriti sic ia kane grabitur ne Dhermi ku jane bere bashke deputeti qe tjeterson prone pronari, kryeministri i tij qe jep leje ndertimi dhe miku strategjik i kryeministrit qe investon.

Ja postimi i plotë i deputetit Bylykbashi në Facebook:

Ne 1945 perdoren pushket, sot po perdorin ligjin per investimet strategjike kunder pronareve

Ne vitin 2008, ne detyren e Drejtorit te Departamentit te Antikorrupsionit ne Kryeministri, konstatova qindra tapi te leshuara me ligjin 7501 ne toke ranore, ne breg te detit ne gjirin e Lalezit. Tapite ishin leshuar nga qeveritaret socialiste ne Qark dhe kryetaret e komunave. Me urdher te Kryeministrit Berisha kerkova shfuqizimin e menjehershem te te gjitha tapive sepse ishin akte absolutisht te pavlefshme dhe toka te rikthehej prone shteterore. Ai raport eshte ne arkivin e Kryeministrise.

Ajo qe konstatuam ishte ‎se persona te lidhur me pushtetin socialist 1997-2005, qe sot jane miq te Kryeministrit Rama, kishin blere per pak leke prona nga keto parcela. Ata u turren ne gjykate te mbronin pronat qe kishin blere mbi bazen e tapive te jashteligjshme te 7501.

Abuzimi me tokat ranore dhe pa frut ne breg te detit eshte fenomen qe duhet luftuar sic e luftuam sa mundem. Per kete qeveria Berisha miratoi ligj per verifikim te titujve te 7501. ‎Per fat te keq, kryetare komunash pa dallim politik kane vazhduar te leshojne tapi fallso. Ishkryetari socialist i komunes se Ishmit sot eshte ne ndjekje penale. Shembuj te tille ka plot dhe askush nuk duhet t’i shpetoje ligjit.

Titujt e paligjshem te pronesise te marre me ligjin 7501 dhe ndermarrjet bujqesore duhen shfuqizuar dhe prona t’i jepet pronareve te vjeter qe presin mes mijera dosjeve te pashqyrtuara. Por procedura duhet bere me ligj dhe jo me VKM dhe task forca. Pronaret e vjeter kane prioritet!

Tokat e cliruara nga grabitja duhet ti kthehen fondit te Agjensise per Trajtimin e Pronave‎. Jane qindra e mijera pronare qe kane paraqitur kerkese per njohjen e prones ne bregdet e gjetke.

Me pare u kthehet prona atyre e me pas ate qe mbetet shteti mund tua shese oligarkeve qe duan te investojne milionat e tyre ne turizem. Oligarket t’ua blejne pronen pronareve te vjeter, jo t’ia marrin shtetit me 1 euro. Investimi strategjik nuk eshte interes publik qe te justifikoje shpronesimin per interes publik. Eshte thjesht interes privat i madh. Kush ‎investon dhjetera miliona euro e ben qe te fitoje miliona te tjera dhe kjo nuk ka asgje te keqe. Por nuk ka pse pronaret te rishpronesohen duke mos ua dhene me kurre pronen qe oligarket te kursejne para.

Ka pese vjet qe Agjensia e Pronave ‎nuk ka marre asnje vendim per kthim prone, nen parrullen e reformes. Sot po del qarte qe reforma e prones do te thote qe prona do t’i grabitet pronarit dhe do t’i jepet miqve dhe deputeteve te kryeministriti sic ia kane grabitur ne Dhermi ku jane bere bashke deputeti qe tjeterson prone pronari, kryeministri i tij qe jep leje ndertimi dhe miku strategjik i kryeministrit qe investon.

Dikur komunistet pronen e pronareve e grabiten me gryken e armeve dhe dhunen e shtetit. Sot, bijte e tyre, po perdorin parate e droges, korrupsionit, ligjin per investime strategjike dhe Kodin Civil qe t’ua marrin perfundimisht dhe perjetesisht pronen ishpronareve.

Mos u lodhni kot te mendoni per gjykatat. Gjykata Kushtetuese ka vdekur, Gjykata e Larte po jep shpirt‎. Strasburgu eshte larg shume. Keni vetem kryeministrin qe po ju merr pronat nen slloganin e reformes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *