‘Çamët ndihmuan nazistët’, ish-ministri i LSI i përgjigjet presidentit grek: Tradhtarë ka patur në të dyja krahët

Kryesore Politikë

 

 

Pas deklaratës së presidenti grek Prokopis Pavlopulos se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët, vjen reagimi nga ish-ministri Edmond Panariti.

Ky i fundit përmes një reagimi në “Facebook” thekson se Pavlopulos nuk mund të akuzojë si bashkëpunëtorë të nazizmit një popullsi të tërë. Panariti pohoi se bashkëpunëtor ka pasur nga të dyja palët, fakt që sipas tij duhet ta pranojë edhe vet presidenti grek.

“Nuk mund të akuzosh si bashkepuntore të nazizmit një popullsi te tere z. Pavlopoulos! Sepse të tille nuk mund të jene ata mijera pleq, plaka, nuse të reja came me foshnje në krahe, të zbuar dhe perndjekur padrejtesisht nga shtepite dhe trojet e tyre. Bashkepuntore të nazizmit thoni ju ?! Sigurisht që bashkepuntore ka patur në të dy krahet… edhe te ju!! Dhe sa për të verteta historike që na duhet ti pranojme, po e filloj unë me një të tille. Kjo eshte masakra greke e 374 burrave, grave dhe e femijeve të fshatit tim Panarit në vitin 1914! Saktesisht 200 burra dhe 174 gra dhe femije të pafajshem u vrane barbarisht ! Por askush atje, nuk ben pergjegjes popullin grek për këtë.”, shkruan Panariti, i cili është me origjinë çame.

Loading...

1 thought on “‘Çamët ndihmuan nazistët’, ish-ministri i LSI i përgjigjet presidentit grek: Tradhtarë ka patur në të dyja krahët

  1. Monarkofashistet Grek i kan ngrit buste dhe Statuja Kasapit Monarkofashist Napoleon Zervas i cili ne vitin 1946 i masakroj 3600 dhe i deboj rreth 1 milion Shqiptar te Çameris duke i arsyetuan akuzat për 10 000 Shqiptar te cilet kan bashkpunuar me Nazistet Gjerman. AT’HERE NE QOFT SE Greqia nuk i don NeoNazistet pse nuk i vret dhe debon antaret te Agimit te Art, te cilet jan ne parlamentin Grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *